Napoli mendon për Teun Koopmeiners

Napoli mendon për Teun Koopmeiners

Fillimi jo i mirë i sezonit nga Napoli e ka rritur vigjilencën e drejtuesve , të cilët po mendojnë për merkaton e janarit. Faza e dytë do të jetë determinante për ‘’ Il Partenopei ‘’ , të cilët synojnë mbrojtjen e titullit të fituar në sezonin e shkuar . Një ndër objektivat e bardhekaltërve është Teun Koopmeiners, i cili me transferimin tek Atalanta në merkaton e 2021-shit vijon të befasojë , fakt që është pasuar me interesin e disa skuadrave të njohura. Presidenti Aurelio Di Laurentis ende nuk e ka bërë ofertën për mesfushorin por ky konsiderohet një shans për të provuar veten tek një ekip shumë i famshëm, sidomos në Itali. Ishi i Az Alkmaar e finalizoi sezonin e shkuar me 10 gola dhe 4 asiste në 35 sfida dhe në aktualin numëron 1 gol dhe 1 asist në 6 të tilla. Do të jetë shumë e vështirë që Teun Koopmeiners të largohet nga ‘’ Gewiss ‘’ edhe për faktin se do të fuqizonte një rival direkt në Scudetto, hap që do të konsiderohej i gabuar nga ana e drejtuesve të bergamaskëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy