Real Madridi, insiston për Nico Schlotterbeck

Real Madridi, insiston për Nico Schlotterbeck

 Tentativat e drejtuesve të Real Madridit për tu përforcuar sidomos në repartin defensiv vijojnë.

Duke qenë se jemi në një fazë determinante për sezonin, spanjollët asnjëherë nuk e kanë shmangur vëmëndjen nga merkatoja e verës. 

‘’ Galaktikët ‘’ gjithmonë konsiderohen një ndër protagonistët falë mbështetjes së padiskutueshme të Florentino Perezit, pa të cilin zor se do ti kishin arrirë majat.

 Nico Schlotterbeck përsëri është bërë pjesë e planeve të ‘’ Los Merengues ‘’ i cili e finalizon kontratën me Borussia Dortmundin në 2031-shin. 

Mirëpo, së fundmi gjermanët kanë përcaktuar një klauzolë prej 50-60 milionë eurosh e cila vihet në funksion vetëm në rastin e ofertave nga klube të rëndësishëm në kontinentin e vjetër. 

Duke u nisur nga ky fakt kuptohet se e ardhmja e 26 vjeçarit mund të jetë larg ‘’ Signal Iduna Parkut ‘’, ndoshta në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Nico Schlotterbeck vlerësohet maksimalisht në kampin e ‘’ Los Blancos ‘’ duke qenë se është tejet luftarak, i cili shquhet edhe për inkursionet e shpeshta drejt ofensivës dhe mbi të gjitha e ka eksperiencën e mjaftueshme në kompeticionet europiane. 

Këto cilësi janë të duhurat për një ekip elite por duhet patur parasysh se krerët e ‘’ Verdhezinjve ‘’ e konsiderojnë një komponent shumë të rëndësishëm. 

Ishi i Union Berlinit ndër të tjerë duhet ta analizojë me detaje këtë interes duke qenë se flitet për gjigandët e Spanjës dhe Europës, ekip i cili bashkjeton me suksesin në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy