
Elis Bakaj ka vendosur të largohet në mes të sezonit nga skuadra e Kukësit. Sulmuesi më i mirë i kategorisë superior do të provojë një tjetër aventurë jashtë shqipërisë pas disa eksperiencave në në Rumani, Ukrainë, Izrael e Kroaci. Sulmuesi kryeqyteteas do ta largohet nga kampionët e shqipërisë për tu transferuar në kampionatin bjellorus te skuadra e Shaktjor Soligorsk.
Bakaj ka arritur akordin me klubin bjellorus dhe nga shitja e Bakajt klubi i kukësit do të përfitojë se 100 mijë euro. Një shifër e kënaqshme për drejtuesit verilindor duke patur parasysh moshën e madhe të lojtarit të tyre.
Shaktjor Soligorsk është një nga ekipet më të forta në kampionatin bjellorus ku do të kërkojë të thyejë Bate Borisovin për të fituar titullin kampion.



