
Orët e fundit kanë rezultuar determinante për të ardhmen e Alejandro Baldes.
Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur për qëndrimin e mbrojtësit në ‘’ Camp Nou ‘’ duke qenë se traineri Hansi Flick beson tek aftësitë e tij.
22 vjeçari u pretendua nga Chelsea në të shkuarën por ndihet i identifikuar me ‘’ Los Cules ‘’ dhe shpreson të bëjë hapa përpara në karrierë.
Sipas ‘ Marcas ‘, numri një i stolit e konsideron të pazëvëndësueshëm dhe i ka dhënë prioritet gjatë sezonit aktual.
Alejandro Balde njihet për inkursionet drejt ofensivës, shpejtësinë dhe efektivitetin në prapavijë, komponentë që i kanë dhënë siguri ish fituesve të Champions Leagues.
La Liga konsiderohet ambjenti ideal për të vijuar me shfaqjen e cilësive, të cilat e kanë shëndërruar në një referent tek të ashtuquajturit ‘’ Blaugranët ‘’.
Pavarësisht tundimeve në aspektin e ofertave Joan Laporta kurrsesi s’mund ta lejojë largimin nga Katalunja, edhe pse përveç ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Alejandro Balde pretendohet edhe nga Manchester United.
Vlera e kartonit i arrin 55 milionë eurot dhe kontrata deri në 2028-tën e përforcon pozicionin e tij tek Barcelona.
Të qënit kompetitiv është një plus për ecurinë e mëtejshme të kuq e bluve duke patur parasysh se mbetet për tu zhvilluar faza më e rëndësishme e sezonit.



