Atalanta fitoi Ligën e Europës, Gjimshiti: Nuk e kuptoj çfarë bëmë, dikur luftonim për mbijetesë

Atalanta fitoi Ligën e Europës, Gjimshiti: Nuk e kuptoj çfarë bëmë, dikur luftonim për mbijetesë

Atalanta fitoi Ligën e Europës, Gjimshiti: Nuk e kuptoj çfarë bëmë, dikur luftonim për mbijetesë

Atalanta mori një sukses historik, pasi fitoi Europa League-n. Italianët mposhtën në finale skuadrën e Bayer Leverkusen me rezultatin 3-0.

Në fund, trofeu u ngrit nga mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, që kishte edhe shiritin e kapitenit në këtë përballje.

Pas ndeshjes, lojtari u shfaq shumë i lumtur, për suksesin, ndërsa nuk e besonte dot atë që ndodhi.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë.

Jam krenar për shiritin e kapitenit, para ndeshjes e mësova se do të mbaja shiritin në krah. Grupi është fantastik, sot nuk kishte histori, luajtëm shumë mirë dhe e merituam.

Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë më të mirën e tyre.

Pastaj disa vite më vonë fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Ligën e Europës, më shumë Kupën e Italisë. Por sot e meritojmë të gjithën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy