Manchester United, në garë për Martin Zubimendin

Manchester United, në garë për Martin Zubimendin

Pas Barcelonës edhe Manchester United ka nisur tratativat për të firmosur me Martin Zubimendin.

Mesfushori e ndihmoi Spanjën për të fituar Europianin, nën drejtimin e një traineri ekspert si Luis de la Fuente.

Sipas ‘ The Telegraph ‘, drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ e shikojnë si një alternativë për këtë repart, i cili konsiderohet një ndër referentët tek Real Sociedadi.

Vlera e kartonit aktualisht i arrin 50 milionë eurot por duke iu referuar potencialit të 20 herë kampionëve të Premier Leagues, mund ta tejkalojnë këtë shifër.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sigurisht me Erik Ten Hagun do të tentohet të fitohet çdo trofe i mundshëm, nën drejtimin e të cilit Manchester United e fitoi atë të Fa Cup në sezonin e kaluar.

25 vjeçari e ka demostruar ndër vite me ekipin nga San Sebastian se është një lojtar i kompletuar, i grumbulluar rregullisht edhe nga numri një i stolit të ‘’ La Furia Rojas ‘’.

Mënyra se si luan konsiderohet e përshtatshme për futbollin që zhvillohet në Premier League, një ndër ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër.

Në aspektin taktik por edhe për sa i përket rendimentit, Martin Zubimendi është ideali për të qenë pjesë e Manchester United, një ndër klubet më të pasur të botës.

Ditet vijuese do të jenë deçizive për të ardhmen, e cila mund të vijojë në ‘’ Reale Arena ‘’ ose në të kundërt mund të nisë një eksperiencë në ‘’ Old Trafford ‘’, të quajtur ndryshe si ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy