
Së fundmi traineri i Barcelonës Xavi Hernandez ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me merkaton . Pas një analize të detajuar të kuq e bluve dhe parashikimeve për më tej ka refuzuar transferimin e mesfushorit Paul Pogba në ‘’ Camp Nou ‘’ për arsye se nuk është bindur nga ecuria e francezit me Manchester United i cili do të jetë i lirë duke filluar nga 30 qershori i 2022- shit .
Sipas ‘ Sport ‘ 41 vjeçari e ka justifikuar vendimin e tij me ndërmarrjen e të tjera aksioneve në funksion të përmirësimit të kuq e bluve sepse është i vetëdijshëm se të tjerë emra mund të kontribojnë për ti nxjerrë nga balta gjigandët e Primera Division .
Projekti i ishi-t të Al Sadd konsiderohet tepër ambicioz dhe një motiv më shumë për të besuar në aftësitë e tij është dashuria e madhe për Barcelonën , klub të cilit i ka dedikuar të gjithë eksperiencën si futbollist dhe po jep kontributin e tij edhe si trainer .
Vendimi i Barcelonës pavarësisht se interpretohet si i çuditshëm ka favorizuar automatikisht Paris St Germain dhe Real Madridin të cilët duhet të ndihen të lumtur sepse kanë hequr qafe një rival të rrezikshëm pavarësisht se nuk gëzon një moment ideal në aspektin ekonomik.
Këmbanat e alarmit për të lënë ‘’ Old Traffordin ‘’ kanë filluar të bien por lufta parashikohet shumë e ashpër ndërmjet ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Galaktikëve ‘’ sepse janë dy ekipe që luftojnë fuqishëm për çdo trofe gjatë sezoneve .



