
Cështja e rinovimit me Ousmane Dembele ka hasur disa vështirësi gjatë javëve të fundit . Arsyeja e kësaj problematike sipas Mundodeportivos mendohet se është dëshira e francezit për të firmosur me një tjetër klub , fakt që ia prish krejtësisht planet Barcelonës sepse Joan Laporta e konsideron vital rinovimin me 24 vjeçarin që e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2022-shit .
Por megjithatë disa komponentë të tjerë të ‘’ Blaugranëve ‘’ mendojnë ndryshe nga presidenti i tyre sepse e kanë të qartë se nëse do të praktikojnë formulën e shitjes së sulmuesit nga Vemon mund ti jepnin një frymëmarrje arkave të dëmtuara edhe pse një talent me këto karakteristika është vështirë ta gjesh në ditët e sotme .
Nëse kjo situatë analizohet në prizmin e nevojave të Barcelonës për tu ringritur ekonomikisht do të ishte një lëvizje e qëlluar por do të linte pasoja të rënda nga pas për shkak se Ronald Koeman do të humbte një lojtar shumë kualitativ dhe një ndër karakteristikat më të dukshme të tij është shpejtësia impresionuese me të cilën ka shkaktuar shumë tronditje në mbrojtjet kundërshtare .
Ajo që i mbetet Barcelones në lidhje me këtë çështje thelbësore për të ardhmen është vendimi i Ousmane Dembeles i cili ka rikuperuar shumë terren të humbur nga e kaluara ku u pezullua nga dëmtimet e njëpasnjëshme dhe komportimi jo korrekt jashtë fushave të lojës , por gjithsesi këmbngulja e Barcelonës do të jetë e pashtershme deri në qëndrimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’ . 24 vjeçari e ka finalizuar sezonin në ritmet e duhura dhe ka luajtur 44 ndeshje të cilat i ka kanalizuar në 11 gola dhe 5 asiste te dhëna .



