
Fakti se jemi drejt fundit të merkatos së dimrit natyrisht i bën më të kujdesshëm drejtuesit e ekipeve në funksion të arritjes së objektivave.
Tek Chelsea po punohet fort për tu përmirësuar në çdo repart, kryesisht në mesfushë.
Tashmë traineri Liam Rosenior e ka bërë me dije objektivin e rradhës. Franco Mastantuono është bërë pjesë e projektit ambicioz të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ me kryefjalë fitimin e sa më shumë titujve në të ardhmen.
Argjentinasi është adaptuar shumë shpejt me ritmin e futbollit në kontinentin e vjetër dhe krerët e londinezëve po analizojnë opsionin e huazimit.
18 vjeçari numëron 3 gola në 19 sfida dhe rendimenti i tij ka ardhur në rritje progresive.
Dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ tashmë janë hapur për ishi-n e River Plates i cili u transferua tek ish fituesit e La Ligas dhe jo vetëm për shifrën e 45 milionë eurove.
Drejtuesit e ‘’ Los Blancos ‘’ po e studiojnë me imtësi këtë rast dhe në fakt për Franco Mastantuonon do të përbënte një sfidë nëse do të prvojë veten në kampionatin anglez, ndër më kompetitivët në futboll.
Në ditët vijuese tek ‘’ Los Merengues ‘’ do të shikohet se si do të rezultojë kjo histori duke qenë se flitet për një lojtar shumë premtues, një ndër më cilësorët e dalë nga akademia e ekipit nga Buenos Airesi.



