
Neymar Junior vijon në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës.
Braziliani sipas gazetarit të mirënjohur Cesar Luis Merlo është një hap larg rikthimit tek Santosi, ekipi ku mori famë.
Ky lajm natyrisht e ka entuziazmuar tifozerinë e brazilianëve duke qenë se flitet për një ndër lojtarët më të mirë në pozicionin ku luan gjatë dekadës së fundit.
32 vjeçari është drejt prishjes së kontratës me Al- Hilal, ekip në të cilin nuk e ka gjetur vetveten dhe ka vendosur të dëgjojë zemrën.
Sigurisht rikthimi i referentit të kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’ do të ketë një impakt të madh në Brazil, i cili do të kërkojë të rikshkruajë historinë me gjigandët e kampionatit vendas.
Momentalisht Santosi përfaqësohet në Serinë B por sipas ecurisë së deritanishme do të ngjitet përsëri në elitën e futbollit brazilian pasi është kryesues i kësaj kategorie.
Do të jetë një motiv më tepër për të bërë maksimumin pasi përveç pasionit për profesionin e tij, ishi i Barcelonës dhe Paris St German shumë shpejt do të rikthehet në vendlindje.



