Memelli: Presim dy lojtarë në merkato, ka ikur koha kur aktivizonim lojtarë direkt pas dëmtimit

Memelli: Presim dy lojtarë në merkato, ka ikur koha kur aktivizonim lojtarë direkt pas dëmtimit

Vllaznia do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”, duke filluar nga ora 20:00, sfidë kjo që transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.

Në prag të kësaj ndeshje, për mediat ka folur trajneri i shkodranëve, Migen Memelli. Ky i fundit deklaroi se nuk ka rëndësi kundërshtari, por vetëm 3 pikët.

Gjithashtu Memelli konfirmoi mungesat e Krymit dhe Hakajt, për shkak dëmtimi, ndërsa tha se lojtarët nuk mund të aktivizohen direkt pas dëmtimit.

I pyetur për merkaton, tekniku kuqeblu theksoi se pret edhe dy lojtarë në ditët e ardhshme.

Janë marrë masa për ndeshjen me Kukësin dhe djemtë kanë punuar mirë. Kemi pasur harmoni të mirë. Na ka mërzitur fakti që Ardit Krymi është jashtë dhe besoj mungon për 3-5 javë sepse ka pasur një rupturë në pjesën mbrapa. Duhet të shohim progresin që do të ketë në ditët në vijim.

Janë 3 pikë në lojë, ia kam thënë lojtarëve që nuk ka rëndësi kundërshtari. Kemi Kukësin që në 10 vitet e fundit i ka dhënë tonus dhe nuk duhet marrë parasysh çfarë po kalon këto momente. Çdo pikë ka vlerën e ssj dhe unë personalisht dhe lojtarët do t’i marrim ndeshjet një nga një.

Hakaj do të jetë gati për nesër. Është stërvitur me skuadrën 10 ditët e fundit, por nuk do të jetë në formacion. Kthimi mbrapa është proces që duhet ndjekur. Pjesën që po bën ai, do ta bëjë edhe Arditi. Nëse një lojtar e fusim direkt, do të gabojmë.

Koha kur lojtarët vinin nga 1 muaj dëmtim dhe hynin direkt në formacion, ka përfunduar. Ky proces do të ndiqet nga të gjithë. Bekimi e di sepse ka luajtur jashtë. Ndoshta trajnerët kanë pasur nevojë më parë, por nuk duam të rrezikojmë lojtarët. Nuk ka asnjë çështje.

Presim edhe dy lojtarë në këto 48 orë dhe më pas do të flasim. Besoj jam i kënaqur.

Objektivi ynë është që të marrim ndeshjen me Kukësin dhe duke parë javë pas jave. Në “Final Four” çdo gjë zerohet dhe kur zerohet nuk ka më objektiva. Do të ketë deklarata para dhe pas ndeshjes. Procesi javor do të jetë i qetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy