Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit, Dajan Shehi, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Partizanit dhe Skënderbeut.
Klubi shkodran, nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, ka prezantuar afrimin e mbrojtësit elbasanas.
Bëhet fjalë për një rikthim të Shehit në Shkodër, pasi ishte pjesë e kuqebluve, deri në verën e kaluar.
Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish sëbashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë.



