Vllaznia e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Abissnet Superiore.
Shkodranët ishin dominues gjatë 45 minutave të para, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në minutën e 27-të. Ishte Heric, i cili me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar, me Kukësin, që do të kërkojë me çdo kusht golin e barazimit.



