Manchester United rivalizon Atleticon për Amrabat

Manchester United rivalizon Atleticon për Amrabat

E ardhmja e Sofyan Amrabat që prej përfundimit të Botërorit të Katarit është lidhur me skuadrat me emër. Pas Atletico Madridit , ekip i cili po insiston për transferimin e marokenit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ edhe Manchester United do të tentojë për ta arritur akordin. Traineri Cholo Simeone e ka dhënë ‘’ Ok ‘’ për këtë operacion por hyrja në garë e ‘’ The Red Devilsave ‘’ natyrisht parashikohet se do t’ia vështirësojë objektivin kryeqytetasve. Anglezët shquhen për potencialin në aspektin ekonomik dhe fakti se prej vitesh janë të distancuar me titujt, i ka detyruar drejtuesit të japin maksimumin për ti plotësuar dëshirat e trainerit Erik Ten Hag. Duhet theksuar se deri përpara Botërorit të Katarit , 26 vjeçari ishte krejtësisht i panjohur por paraqitjet e shkëlqyera me Marokun, kombëtare që arriti gjysëmfinalet kundër çdo parashikimi, po ia shtojnë pretendentët me kalimin e kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy