
Koha ka kaluar shumë shpejt por objektivat e disa ekipeve të elitës në Europë vijojnë të jenë të njëjtat.
Bayern Munchen, lider absolut i Bundesligës në vitet e fundit do të jetë një ndër protagonistët e merkatove vijuese, gjatë të cilave priten transferime cilësore në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Me Vincent Kompany-n në stol ka filluar një tjetër etapë në historinë e bavarezëve dhe objektivi kryesor vijon të jetë Florian Wirtz.
Mesfushori është një emblemë tashmë tek Bayer Leverkuseni, ekip shumë kompetitiv, kampion në fuqi i kampionatit gjerman, gjithashtu nënkampion i Europa Leagues.
Për arritjen e marrëveshjes me 21 vjeçarin drejtuesit kanë përgatitur 70 milionë euro plus Leroy Sanen, kontrata e të cilit përfundon në fundin e sezonit aktual.
Objektivi në vijimësi është fitimi i çdo titulli, në Gjermani dhe kontinentin e vjetër, rrugë të cilën ky ekip e njeh shumë mirë.
Do të jetë natyrisht një objektiv jo i lehtë për tu arrirë sepse Florian Wirtz është një nxënës shembullor i Xabi Alonsos, i cili e ka ndryshuar Bayer Leverkusenin në çdo aspekt.
Eshtë sezoni i gjashtë në rradhët e ‘’ Aspirinave ‘’ dhe duhet kujtuar se për fantazistin ka shfaqur interes edhe Real Madridi në të kaluarën.
10 gola dhe 5 asiste në 22 sfida është kontributi i deritanishëm dhe parashikohet se nëse do të vijojë me këtë ritëm do të zgjerohet për të lista e pretendentëve.



