Real ‘’ peshkon ‘’ tek Fulhami

Real ‘’ peshkon ‘’ tek Fulhami

Si të gjithë skuadrat e tjera edhe Real Madridi pavarësisht prioriteteve i ka dhënë rëndësi fuqizimit me talentë .

Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ kanë bërë disa kilometra dhe  janë ndalur tek Fulhami .  Anësori  Fabio Carvalho është një ndër risitë e kryeqytetasve  me të cilët ka treguar shumë shpejt sa vlen  , me vetëm 19 vite mbi supe.  

Por rëndësia e tij tek Fulhami ka shkaktuar reagimin e drejtuesve të cilët s’kanë pranuar ta shesin sepse e konsiderojnë një element kyç për të ardhmen. 

Megjithatë të njëjtit mendim nuk janë agjentët e Fabio Carvalhos të cilët do të kërkojnë të dalin të fituar sepse flitet jo për një klub të zakonshëm por për  Real Madridin .

Sipas tabloidit ‘’ The Sun ‘’ , spanjollët aktualisht konsiderohen të avantazhuar për  yllin e Fulhamit i cili e përfundon kontratën me ‘’ The Whites ‘’ në fundin e sezonit dhe do të jetë i lirë ta vijojë ku të dojë karrierën.  Përpjekjet e  anglezëve për ta mbajtur në  ‘’ Craven Cottage ‘’ kanë rezultuar të pandërprera por si duket  bindja e Real Madridit do ti çojë drejt suksesit  .

Kështu që mundësitë për të zbarkuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ janë të mëdha dhe  këtë fakt e përforcon  kontrata  e nxënësit të Marco Silvas.

Ecuria e Fabio Carvalhos është mbresëlënëse sepse në 4 ndeshje ka gjetur 3 herë rrjetën në një kampionat të vështirë si Championship dhe ‘’ Los Blancos ‘’ po i mëshojnë fort kësaj piste që lë vend për entuziazëm .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy