Vlahovic një hap larg Juventusit

Vlahovic një hap larg Juventusit

 Fiorentina nuk ka patur fat në lidhje me qëndrimin e  Dusan Vlahovic në ‘’ Artemio Franchi ‘’. Fatkeqësisht serbi ka arritur akordin me Juventusin kundrejt 75 milionë eurove , dhe zyrtarizimi konsiderohet çështje orësh.  

Pavarësisht se ofertat në drejtim të sulmuesit kanë rezultuar të bujshme , ndër të cilat përmendet edhe Arsenali , Italia konsiderohet shtepia e tij dhe mbërritja në Torino parashikohet se nuk do të vonojë shumë.  

21 vjeçari ka befasuar të gjithë në pak kohë duke avantazhuar dukshëm ‘’ Vjollcët ‘’ në repartin ofensiv , skuadër që e ka rritur nivelin falë golave të serbit .

 Kësaj çështje tejet të rëndësishme për të ardhmen e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ i mbeten edhe disa detaje për tu sqaruar dhe Dusan Vlahovic do të ketë privilegjin për të veshur një bluzë që peshon shumë , sidomos në Itali .

Megjithatë duhet theksuar se kalimi në ‘’ Allianz Stadium ‘’ konceptohet  një sfidë në vetvete për arsye të kërkesës së llogarisë që ekziston tek juventinët dhe do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të Massimiliano Allegrit i cili është një ndër më të rëndësishmit e trainingut botëror dhe një ikonë tek torinezët .  

Eksperienca tek Fiorentina u finalizua me shifra bombastike në lidhje me këtë sezon i cili ia ka rritur dukshëm vlerat Dusan Vlahovic , sulmues që nuk njeh limite duke e shpërblyer besimin e  Vincenzo Italianos me 20 gola në 24 ndeshje .

Të qënit pjesë e Juventus do të jetë një provë zjarri sepse kjo skuadër mbetet në rangun e protagonistëve pavarësisht se pjesa e parë e sezonit nuk e ka shoqëruar ashtu siç duhet .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy