
Ish-mesfushori i Interit, Stephane Dalmat, ka zbuluar një dramë nga jeta e tij, pas një aksidenti të pësuar në vitin 2017.
Dalmat, ka treguar se pas aksidentit me motor, qëndroi për 6 ditë në komë dhe ishte shumë afër vdekjes. Gjithashtu ai tha se përdori karrige me rrota për plot 6 muaj, duke shtuar më tej se kishte thyer legenin.
Dalmat u shpreh për “L’Interista” se pas atij momenti jeta i tij ka marrë një rrjedhë tjetër.
"Në 2017 kisha një aksident me motor në Bordo. Kam qëndruar për plotë 6 ditë në koma dhe kam ecur me karrige me rrota për 6 muaj. Kisha thyer legenin dhe bëra rreth 30 operacione. Operacioni i fundit ishte më 24 tetor të 2018. Që atëherë kam filluar të jetoj përsëri si më parë. Ai aksident ndryshoi gjithçka për mua. Isha afër vdekjes. Tani jam një njeri tjetër, më miqësor. Lindi fëmija im i parë, i cili është gjithçka për mua. Për të dua gjithë të mirat, ai është princi im dhe duke qenë se jam tifoz i Interit, ia bleva menjëherë fanellën zikaltër”, tha Dalmat.



