Redi Jupi nuk do të drejtojë më kombëtaren shqiptare të 21-vjecarëve.
Tekniku kryeqytetas I ka paraqitur dorheqjen presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, I cili e ka pranur vendimin e Jupit.
Nuk bëhen të ditur ende arsyet e largimit të Redi Jupit nga kombëtarja e moshave por që pritet të bëhen publike në ditët në vijm.
Trajneri 42 vjeçar u emërua në krye të pankinës kuqezi pas largimit të Skënder Gegës duke e drejtuar skuadrën gjatë ndeshjeve eliminatore për Evropianin e vitit 2017 të kësaj grupmoshe.
Kuqezinjtë 21 vjeçarë ndodheshin në Grupin 4 të këtyre kualifikuesve, të cilat i mbyllën në vendin e katërt me 12 pikë, me një bilanc prej 3 fitoresh, 3 barazimesh dhe 3 humbjesh.



