
Koha kalon shumë shpejt dhe objektivat mbeten të njëjtët për Barcelonën . Katalanasit janë përmirësuar shumë me Xavi Hernandez por mbetet ende rrugë për tu shëndërruar në një rival të frikshëm .
Kualifikimi i djeshëm në Europa League ndaj Napolit konfirmoi se spanjolli po i bën gjërat siç duhet dhe tanimë i duhet të zgjidhë një problematikë ndër vite të ‘’ Los Cules ‘’ .
Pavarësisht suksesit , mbrojtja konsiderohet një shqetësim për kuq e blutë pasi nuk është forcuar siç duhet dhe dyshimet e numrit një të stolit vijojnë. Në këtë aspekt Barcelona i është rikthyer një dëshire të vjetër , pikërisht Kalidou Koulibaly-s që ka fituar rëndësi tek ‘’ Blaugranët ‘’.
Ndër vite 29 vjeçari është pretenduar vazhdimisht por Napoli ka arritur ta bindë edhe pse nën kërcënimin e skuadrave të elitës.
Akordi nuk është realizuar kryesisht për shkak të pretendimeve të ishi-t të Metz i cili e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023- shit dhe natyrisht ky fakt sipas ‘ Mundodeportivos ‘ e detyron ti ulë pretendimet .
Barcelona e pret me ngulm një gjë të tillë sepse për vite të tëra ylli i ‘’ Il Partenopei “ është klasifikuar ndër më të mirët e Scudettos dhe merkatoja verore perceptohet si një shans që s’duhet humbur për Barcelonën.
Besimi në vetvete i ka dhënë të drejtë Joan Laportas që po tenton t’ia riofrojë shanset klubit të zemrës për të arritur majat pavarësisht se Real Madridi dhe Interi do të jenë aty pas derës duke i krijuar shqetësime për arritjen e këtij objektivi.
Falë përkushtimit të Xavi Hernandez tashmë tek Barcelona po përjetohet një ambjent ndryshe dhe suksesi mbetet kryefjala e përditshmërisë së katalanasve .



