
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes, që skuadra e tij do të luajë me Interin, për Superkupën e Italisë.
Pioli tha se skuadra e tij nuk po kalon një moment të vështirë, ndërsa shtoi se të mërkurën ndeshjet e kampionatit nuk do të numërohen.
Ne duhet të paraqitemi mirë, është një ndeshje e rëndësishme. Po luajmë kundër rivalit tonë. I mundëm në kampionat dhe në dy derbet e fundit. Ato ishin ndeshje që na përballën me disa vështirësi, gjë që do të ndodh sërish ditën e nesërme.
Fitorja është e rëndësishme. Ne e nisëm vitin e kaluar dhe duhet të vazhdojmë me këtë vazhdimësi. Mund të na rrisë nivelin tonë dhe mentalitetin e fitores. Java e kaluar nuk ishte më e mira, por nesër është një ndeshje komplet tjetër. Derbi shkruan histori në vetvete dhe me një trofe të tillë e ngre akoma dhe më shumë vlerën e kësaj ndeshjeje.
Ndeshjet e kampionatit nesër nuk do të numërohen. Nesër do të luajmë me entuziazëm dhe energji. Jemi këtu me meritë dhe do të luftojmë për atë. Ata kanë disa pika të dobëta, por unë nuk do ju a them.
Në karrierën time kam mësuar nga eksperiencat negative. Nuk mendoj se Milani po kalon një moment të vështirë. Është nder dhe krenari të jesh këtu.



