Trajneri i Spanjës, Julen Lopotegui, ka folur në konferencën për shtyp në “Loro Borici” për sfidën e nesërmë kundër Shqipërisë. Tekniku spanjoll shprehu vlersimin e tij për kombëtaren shqiptare por theksoi se kanë ardhur në shqipëri për të marrë tre pikët.
“Nuk kemi frikë nga Shqiperia, por e respektojmë si skuadër. Ata janë rritur shumë gjatë viteve të fundit dhe këtë e treguan edhe në Euro 2016, por edhe gjatë eliminatoreve të saj, ku arritën në ndeshjen e parë të fitonin në transfertë ndaj Portugalisë” tha Lopotegui.
Ndërkohë I pyetur për gjëndjen e fushës ai tha ku spanjollët kanë pasur ankesa ai tha. “Sa i përket fushës, është ajo që është, ne do të japim maksimumin kundër Shqipërisë”.
Gjithashtu ai shtoi se në skuadër nuk ka presion pavarsisht barazimit që mori në ndeshjen ndaj Italisë.
Shqipëria kryeson Grupin G me gjashtë pikë të plota, ndërsa Spanja ka katër pikë dhe renditet në vendin e dytë.
