
Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe, foli për MCN TV, pas fitores me Lushnjën.
Kumbarçe deklaroi se kundërshtarët kur shkojnë në Peshkopi ndihen inferiorë, ndërsa shtoi se ekipi i tij e dominoi sfidën.
Sipas Kumbarçes, Lushnja ishte një ekip më i dobët, se ndeshja e parë.
Ndeshja duhej të vritej që në pjesën e parë me mundësitë që ne kishim. Edhe pjesa e dytë foli e gjitha për ne. Sot vërtetuam atë që ka thënë profesor Gugash Magani, që Korabi është ekip i fortë. Kjo ishte fitore e merituar e tregojnë edhe statistikat.
Korabi ka qenë gjithmonë kockë e fortë. Kundërshtarët ndihen inferiorë kur vijnë në Peshkopi. Një nga armët më të forta të miat dhe të Korabit është tranzicioni i shpejtë për ta gjetur të papërgatitur kundërshtarin. Kemi lojtarët të shpejtë dhe teknik dhe sulmues race.
Goli që pësuam erdhi nga një nënvlerësim. Ekip që pretendonte të na parakalonte neve duhet të bënte një lojë më të mirë. Lushnja ishte më e dobët se herën e fundit. Ne jemi ekip që gjithmonë mendojmë për ndeshjen e radhës. Në Peshkopi presim Tomorin, por s’duhet ta nënvlerësojmë.



