Skuadra londineze e Arsenalit ka shkatërruar Stoke Cityn, duke e mposhtur me rezultatin 1-4 në transfert.
Miqtë ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe ishte një fitore e lehtë për Topçinjtë të cilët shpresojnë për vendin e katër, që i dërgon në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Stoke City është treguar i pafuqishëm në shtëpi ndaj Arsenalit, duke pësuar kështu humbje me rezultat të thellë.
Londinezët kaluan në epërsi me golin e Olivier Giroud në minutën e 42-të, ndërsa në minutën e 55-të shënoi edhe Mesut Ozil pas një topi të pasuar nga Alexis Sanchez.
Ndërsa në minutën e 76-të, ishte kiliani Alexis Sanchez i cili vendosi edhe ai vulën në këtë takim, kurse Giroud në minutën e 80-të shënoi golin e 4 dhe të dytin personalë.
Për Arsenalin nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, derisa për Stoke Cityn luajti Xherdan Shaqiri.
Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 69 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë, një pikë larg pozitës së katër, që dërgon në Ligën e Kampionëve



