Dinamo nis merkaton, prezantohen dy afrimet e para

Dinamo nis merkaton, prezantohen dy afrimet e para

Dinamo ka nisur merkaton, teksa këtë të hënë, ka prezantuar dy afrimet e para. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Albion Marku dhe mbrojtësin e qendrës Rustem Hoxha. Ky i fundit vjen pas aventurës me Ballkanin në Kosovë, ndërsa Marku në sezonin që lamë pas, ishte pjesë e Teutës në huazim. “Dinamo zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Rustem Hoxha. Mbrojtësi durrsak rikthehet në Superiore pas 2 sezoneve shumë të suksesshme me ekipin e Ballkanit në Kosovë. Hoxha është një prodhim i Teutës ndërsa më herët ka luajtur edhe me Kukësin e Luftëtarin. Albion Marku është zyrtarisht “Dinamovit”! FC Dinamo njofton se ditën e sotme në praninë e presidentit Bardhi, mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve të vendit për sezonin e ri. Marku më herët ka qenë pjesë e Laçit dhe Partizanit në Superiore, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar nga Dinamo tek skuadra e Teutës së Durrësit”, shkruan klubi kryeqytetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy