
Talentët në futboll sa vinë e po shtohen dhe kanë impulsuar futjen në luftë të skuadrave të njohura për shërbimet e tyre. Një ndër ta është Karim Adeyemi.
Sulmuesi i Salzburgut po përsërit në njëfarë mënyre historinë e Erling Haaland i cili vendosi të lërë austriakët për Dortmundin , skuadër që pretendon t’ia rrëmbejë edhe gjermanin .
19 vjeçari ndiqet nga Bayern , Barcelona dhe Real Madridi por hyrja në lojë e ‘’ Verdhezinvje ‘’ si duket i ka turbulluar paksa ujërat pavarësisht se nuk krahasohet me këto ekipe .
E ardhmja e norvegjezit në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ është vënë në pikpyetje dhe Karim Adeyemi vlerësohet si një zëvëndësues ideal për nordikun i cili ka habitur mbarë botën e futbollit vetëm në pak vite.
Karim Adeyemi nuk mbetet prapa dhe për këtë fakt Dortmundi ka iniciuar kontaktet e para me Salzburgun për perlën gjermane. Një element që mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në favor të Dortmundit janë marrëdhëniet e shkëlqyera me Salzburgun dhe mbi të gjitha fakti i të qënit një skuadër me peshë në Gjermani dhe Champions League pavarësisht se në këtë sezon është larguar nga ky kompeticion shumë herët.
Duke qenë një talent i rrallë, gjermanët kanë ofruar 30 milionë euro për sulmuesin nga Mynihu por duhet parë se si do të përgjigjen austriakët për yllin e ofensivës . Ky operacion nuk do të rezultojë i lehtë sepse pritet edhe reagimi i Bayernit , Barcelonës dhe Real Madridit , skuadra që shpresojnë të kenë shumë shpejt pjesë të tyre këtë lojtar, niveli i të cilit befason do javë .
15 gola në 27 ndeshje konsiderohen një statistikë bombastike e cila ia shton mundësitë për të lënë Salzburgun në merkaton vijuese për të shijuar të ardhmen tek një ndër peshat më të rënda në arenën europiane .



