Atletico Madridi, ofensivë për Mason Greenwood

Atletico Madridi, ofensivë për Mason Greenwood

  Eksperienca e Mason Greenwood po demostron edhe njëherë potencialin e tij. 

Anglezi ka ditur të performojë në lartësinë e duhur në rradhët e Marseilles, me të cilën po zhvillon sezonin e dytë.

 Ishi i Getafes është shëndërruar në një element deçiziv në 11-shen e trainerit Habib Beye dhe statistikat e konfirmojnë këtë fakt. 

25 gola dhe 10 asiste në 42 sfida ia kanë lartësuar figurën i cili tashmë është objektiv i Atletico Madridit. 

Nga ekspertët konsiderohet ndër sulmuesit më cilësorë të kontinentit të vjetër i cili mund të rikthehet gjatë merkatos së verës në La Liga. 

24 vjeçari i njeh shumë mirë ‘’ Los Colchoneros ‘’ me të cilët u përball edhe në të kaluarën. 

Përshtatja në disa pozicione i ka dhënë një plus më tepër Marseilles dhe sigurisht ka ditur të arrijë me sukses tek golat. 

Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për ish-n e Manchester United, për të cilin po lufton edhe Paris St Germain. 

‘’ Les Pariziens ‘’ mbeten një kërcënim për arsye të potencialit të Nasser Al Khelaifit i cili e ka treguar veten në çdo merkato. 

Flitet se marrëveshja mund të arrihet për 60 milionë euro, shifër e cila tregon avancimin me sukses të Mason Greenwood. 

Gjatë merkatos se verës parashikohet një ofensivë nga pretendentët në fjalë, të favorizuar edhe nga aspekti ekonomik por gjithsesi marsejezët mendohet se do të këmbngulin për qëndrimin e britanikut në ‘’ Stade Velodrome ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy