Zvicra eliminoi Francën, Tahiri: Shqiptarët të rrahin

Zvicra eliminoi Francën, Tahiri: Shqiptarët të rrahin

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se e pa të frikësuar trajnerin e Francës Deschamp, edhe kur po fitonte ndaj Zvicrës. Pas eliminimit të kampionëve të Botës, Tahiri me batutë tha se “shqiptarët të rrahin”, duke iu referuar lojtarëve me origjinë shqiptare që janë të Zvicra.

“Një ekip si Franca, duke i mbivlerësuar të gjithë lojtarët, ishte skuadra më e kuotuar. Kishte lojtarët më të shtrenjtë dhe si përfundim sot tregoi se në momente të vështira, nëse nuk menaxhon dot rezultatin, nuk je mirë në disa aspekte. Tjetra është mënyra sesi e trajtoi trajneri këtë ndeshje. Kishin pauza që treguan se nuk janë mirë. Kur shoi 3-2, loja foli vetëm për Zvicrën. Petkovic rrezikoi shumë dhe qëlloi në zëvendësime. Ndërrimet e Deschamp ishin të vonuara, ndoshta nuk ka besim te lojtarët, është problemi i tij. E pashë pak të ndrojtur dhe me frikë kur ulej në pankinë. Shqiptarët të rrahin nuk të falin, kjo është më e rëndësishmja.”, tha Tahiri.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy