Do të luhet duke filluar nga ora 14:45, sfida mes Dinamos dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore.
Për pozitat ku ndodhen dy ekipet, Dinamo është e detyruar të fitojë, për të ngushtuar diferencën dhe për të shpresuar te mbijetesa, ndërsa në krahun tjetër krutanët do të ishin të lumtur edhe me një barazim.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, siç kanë qenë edhe në ta kaluarën përballjet mes tyre.
FORMACIONET ZYRTARE:
Dinamo: Simoni, Bardhi, Sofranac, Mija, Malikji, Siljanovski, Demiri, Sidibe, Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu.
Kastrioti: Sali, Rami, Selmani, Dida, Neziri, Karakaçi, Basha, Kodra, Hasani, Zogaj, Kaina.



