
Sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë për 21-vjeçarët, prodhoi spektakël dhe plot tetë gola.
Në fund, fitimtarë dolën shkodranët, me rezultatin 3-5. Delaj ishte protagonisti kryesor, teksa shënoi tripletë për shkodranët, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Pusi dhe Spahija.
Me këtë triumf, Vllaznia mban vendin e parë me 37 pikë, duke i marrë kryesimin Bylisit, që ndodhet në kuotën e 36 pikëve.
Në krahun tjetër, Tirana mban vendin e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara deri tani.



