Xavi Hernandez fokusohet tek Mikel Merino

Xavi Hernandez fokusohet tek Mikel Merino

 Pas dështimit me Georginio Wijnaldum , Xavi Hernandez e ka shtuar këmbnguljen me objektivin e  përmirësimit të mesfushën së Barcelonës . 

Situata e vështirë ekonomike nuk i dha mundësinë katalanasve për të transferuar hollandezin në ‘’ Camp Nou ‘’ por spanjollët janë të ndërgjegjshëm se merkatoja e janarit do të jetë piknisja e ndryshimit të dëshiruar .

Ish mesfushori i mirënjohur e ka përqëndruar vëmëndjen tek Mikel Merino , lojtar që ka impresionuar me lojën e zhvilluar tek Real Sociedadi por problemi është se vaskët e konsiderojnë të domsodoshëm për skemat e Imanol Alguacil dhe ky fakt ja vështirëson  objektivin ‘’ Los Cules ‘’. 

Në lidhje me këtë situatë, bardheblutë e kanë përgatitur në njëfarë mënyre terrenin duke e vlerësuar me 60 milionë euro 25 vjeçarin , i cili mbetet një ndër alternativat më të përshtatshme për të ndryshuar funksionimin e mesfushës së Barcelonës sepse është një lojtar që gjeneron entuziazëm dhe me kalimin e kohës mund të shëndërrohet në zëvëndësuesin ideal të Sergio Busquets .

Këmbngulja pritet të jetë e vazhdueshme deri në arritjen e objektivit sepse në këtë stad ‘’ Blaugranëve ‘’ nuk i lejohet asnjë hap fals dhe e dinë shumë mirë se vijimësia do të jetë një luftë shumë e ashpër për të cilën po merren vendimet më të mira të mundshme .

20 ndeshje të një niveli mbresëlënës të shoqëruara me 3 gola e kanë bindur Xavi Hernandezin se Mikel Merino mund t’ia reduktojë dhimbjet e kokës dhe të shëndërrohet në një referent në mesfushë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy