Daja: Mund të marrim duartrokitjet e shkodranëve, e kemi vendosur formacionin

Daja: Mund të marrim duartrokitjet e shkodranëve, e kemi vendosur formacionin

Duke folur në prag të sfidës së nesërme me Vllaznisë, trajneri i Partiznait, Ilir Daja ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin për atë që ka bërë këtë sezon, por edhe sezonin e kaluar. Në fjalët e tij, Daja tha se ndeshjet ndaj shkodranëve janë gjithmonë të vështira.

Tekniku kryeqytetas foli edhe për tifozët e Vllaznisë, për të cilët kishte fjalë të mira, duke thënë se ajo që ata bëjnë, e zbukuron futbollin në Shkodër. Në lidhje me formacionin, Daja theksoi se do i besohet lojtarëve që kanë marrë rezultate pozitive në ndeshjet e fundit.

“Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë vjet dhe e ka startuar edhe këtë sezon shumë mirë. Më kujtohen fjalët e një trajneri të Dinamos, i nderuari Bejkush Birçe që thonte ‘një lojë e bukur mbahet mend një javë, ndërsa rezultati hyn në histori’. Përballjet me Vllazninë janë ndeshje ku brenda është dhe kënaqësia dhe vështirësia. Ata luajnë një futboll të hapur, kjo shihet dhe nga golavarazhi, luhet në një vend që është komod, sepse stadiumi ‘Loro Boriçi’ është një nga stadiumet e reja të Shqipërisë. Pavarësisht se tifozët shkodranë do të bëjnë tifo për skuadrën e tyre, dihet që nëse luan bukur dhe nëse merr pikë në Shkodër mund të dalësh edhe i duartrokitur. E gjitha kjo panoramë, do të thoja që ka edhe vështirësinë e vetë dhe bukurinë e saj për të luajtur futboll në Shkodër.

Në këto ndeshje të fundit ku kemi marrë fitore, kryesorja ka qenë dëshira dhe sakrifica e lojtarëve për të shkuar te rezultati. Unë do të kërkoja vazhdimësinë që të bëhet një miksim ku motivimi, dëshira dhe sakrifica të jenë të parat.

Vllaznia ka një ndër sulmet më të mira të kampionatit, por nuk besoj që janë të varur vetëm nga një lojtar. E rëndësishme për ne është që të fokusohemi tek i gjithë ekipi i Vllaznisë.

Ka pasur dy opsione nga stafi që mund të bëjmë edhe rotacion të mundshëm sepse ndeshjet janë afër, vendosëm që t’i japim përparësi atyre lojtarëve që kanë qenë këto 3-4 javë në formacion. Me afrimin e lojtarëve të dëmtuar mund të ndryshojmë diçka sepse nuk kanë diferencë të madhe me ata që luajnë në formacion. Alban Hoxha ka vazhduar stërvitjen me grupin, por jo në portë pasi ka ende probleme me gishtin e dorës”, përfundoi Daja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy