Objektivat e Barcelonës për mesfushën

Objektivat e Barcelonës për mesfushën

  Largimi i Sergio Busquets në fundin e sezonit i ka shtyrë drejtuesit e Barcelonës për të gjetur sa më shpejt zëvëndësuesin e 34 vjeçarit, i cili është bindur nga pronari i Inter Miamit , ylli anglez David Beckham . 

Shumë opsione po analizohen nga numri një i pankinës Xavi Hernandez por sipas gazetarit Xavi Torres janë dy emra të cilët preferohen nga ish kampioni i botës.

Në plan të parë duken si operacione të pamundura por  Rodri i Manchester City-t konsiderohet ideal nga ish kapiteni i ‘’ Los Cules ‘’ pavarësisht se spanjolli rinovoi kontratën me ‘’ The Citiziens ‘’ gjatë merkatos së kaluar .

Teorikisht është e pamundur që 26 vjeçari të largohet nga ‘’ Etihad ‘’ pasi vlera e kartonit të tij i kalon 100 milionë eurot duke ia shuar shpresat ‘’ Los Culers ‘’ për arritjen e objektivit. I dyti në listë është Joshua Kimmich.

Gjermani prej shumë sezonesh vijon të spikasë tek Bayern Munchen dhe me profesionalizmin e tij ka ditur të avancojë duke u shëndërruar në një lojtar stabël në skemat e Julian Nagelsmann.

Eksperienca tek bavarezët e ka ndihmuar të ngjisë shkallët e suksesit por problemi në këtë histori është kontrata , e cila  mbetet në fuqi deri në qershorin e 2025-sës e shoqëruar nga një klauzolë prej 80 milionë eurosh për prishjen e saj.

Rivaliteti i mundshëm i Bayern Munchen dhe Barcelonës në Champions League në të ardhmen është një arsye më tepër për të evituar largimin e 27 vjeçarit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe një ekip si bavarezët shquhet për fanatizmin ndaj pikave më të forta .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy