Pjanic refuzon rikthimin tek Barcelona

Pjanic refuzon rikthimin tek Barcelona

Sa herë që përmendet emri i Barcelonës mesfushori Miralem Pjanic vihet  në një siklet të madh. Boshnjaku e përfundon huazimin tek Besiktasi në 30 qershorin e 2022-shit dhe  kjo periudhë i ka shërbyer për të reflektuar dhe ta kuptojë gabimin e bërë me transferimin nga Juventusi në ‘’ Camp Nou ‘’ .

Eksperienca tek katalanasit mund të etiketohet ndër më të vështirat e karrierës por shtëpia e re ‘’ Ataturk ‘’ e ka ndihmuar ta harrojë shumë shpejt  dhe sipas ‘ Daily Sabah ‘ 31 vjeçari është drejt rinovimit të kontratës me gjigandët e Turqisë, fakt i konfirmuar nga presidenca vendase .

Në fraksionin e parë të sezonit , Miralem Pjanic ka treguar shumë profesionalizëm tek kjo skuadër në të cilën konkurrenca është  tejet e ashpër por eksperienca e fituar sidomos në Francë dhe Itali ia ka ndriçuar rrugën duke e shëndërruar në një komponent kyç për trainerin Onder Karaveli.

Kontrata  me Barcelonën skadon në 30 qershorin e 2024-tës por me arritjet tek Besiktasi karriera e Miralem Pjanic ka ndryshuar për mirë dhe  s’mund ta humbasë këtë shans pas kalvareve të njëpasnjëshme në Katalunjë . 

Nga një idhull tek Juventusi , ishi i Lyonit u shëndërrua në një zëvëndësues luksi tek ‘’ Blaugranët ‘’ dhe  Besiktasi u shfaq në momentin e duhur për ti dhënë një shans të dytë boshnjakut. 

Sigurisht fakti i të mbrojturit  të ngjyrave të Besiktasit është shumë domethënës për një lojtar që ka kaluar shumë peripeci tek një skuadër tek e cila është e çuditshme që të mbesësh në prapavijë sepse konsiderohet ndër më të mirat e planetit.  

18 ndeshjet e sezonit aktual  me bardhezinjtë kanë treguar se elementë të tillë kanë nevojë për  pak mbështetje në kohë të vështira sepse me potencialin që i karakterizon i japin menjëherë rezultatet e pritura dhe Miralem Pjanic nuk ka vonuar shumë për ta konfirmuar këtë fakt .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy