Mjeku që kuroi për 30 vite Maradonën, Alfedo Kahe, ka shokuar së fundmi duke deklaruar se vdekja e ‘El Pibo de Oros’ më 25 nëntor nuk ishte natyrale. Ai thotë se Maradona është vrarë, ndërsa kjo nuk ishte hera e parë që tentohej diçka e tillë.
Gjatë një interviste në një televizion argjentinas, ai zbulon tentativën e vrasjes së “El Pibe de Oro”: “Ishim në Kuba. Një rast Maradonën e përplasën me makinë duke tentuar ta vrisnin. Dhe ai na tha ne që nuk e pa dhe se e gjeti veten përballë tyre, por shpëtoi për mrekulli. Të më pyesni mua, vdekja e tij ishte një vrasje e pastër. Maradona ishte i lodhur së jetuari dhe u la që të ikte. Nuk i’ dilte më mbanë. Nuk i morën kurën për të siç duhej ta merrnin.”



