Partizani njofton largimin e trajnerit Colella

Partizani njofton largimin e trajnerit Colella

Trajneri Giovanni Colella, nuk është më trajner i Partizanit. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Partizani bën të ditur se trajneri italian, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga drejtimi i kryeqytetasve, me të cilët fitoi edhe titullin kampion.

Në orët e ardhshme, Partizani pritet të prezantojë edhe trajnerin e ri.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas një viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin kampion.   Falënderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri kampion, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy