E konfirmon Paolo Maldini, Donnarumma largohet nga Milani

E konfirmon Paolo Maldini, Donnarumma largohet nga Milani

Portieri Gianluigi Donnarumma ka mbyllur aventurën e tij me Milanin. Ka qenë drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ka thënë se rrugët me portierin janë ndarë.

“Rrugët e Milanit dhe Donnarumma ndahen këtu. Unë mendoj që duhet të falënderojmë të gjithë lojtarët që kanë bërë një sezon të pabesueshëm. Gigio ishte protagonist, një udhëheqës i skuadrës dhe në disa ndeshje kapiten. Ndonjëherë njerëzit e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh profesionist. Të jesh i tillë do të thotë që jeni i gatshëm për të ndryshuar edhe skuadër dhe të vazhdoni karrierën diku tjetër. Donnarumma ka dhënë shumë për këtë skuadër dhe duhet ta respektojmë për këtë”, u shpreh Maldini.

Donnarumma ka debutuar me Milanin në moshën 16-vjeçare dhe pas 6 sezoneve me kuqezinjtë, rrugët mes palëve janë ndarë. Portieri italian tashmë është një lojtar i lirë dhe klubet që dëshirojnë ta marrin, nuk do të duhet të paguajnë për asnjë qindarkë, përveç rrogës sezonale të lojtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy