
Ecuria tek Olimpique Lyon i ka dhënë një përmbajtje ndryshe karrierës së Lucas Paqueta .
Braziliani po përsërit eksperiencën e shkëlqyer tek Milani dhe ky fakt besohet se mund t’ia ndryshojë fatet e karrierës .
Paris St Germain dhe Arsenali do të rivalizojnë fuqishëm për mesfushorin i cili e meriton të jetë pjesë e një ekipi të elitës dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ , anglezët dhe francezët po e shqyrtojnë me kujdes progresin e 24 vjeçarit.
‘’ Les Pariziens ‘’ po mendojnë transferimin e një lideri në mesfushë dhe drejtori teknik Leonardo e vlerëson shumë Lucas Paquetan për kontributin e dhënë , fillimisht me kuqezinjtë dhe tashmë tek ‘’ Les Gones ‘’.
Adaptimi i menjëhershëm në Ligue 1 s’ka kaluar pa u vënë re nga rivalët direktë të tyre dhe njëkohësisht dominuesit absolutë të Francës në vitet e fundit.
Kjo nuk është hera e parë që kryeqytetasit janë vënë në ndjekje të Lucas Paquetas dhe shpresojnë që të dalin të fituar në këtë histori. Por edhe ‘’ Topchinjtë ‘’ do ta bëjnë të tyren sepse nuk po mund të dalin nga gropa e thellë ku janë futur dhe prej vitesh janë larguar nga trofetë e rëndësishëm dhe gjithashtu nga pjesëmarrja në Champions League.
Këto dy faktorë historikisht nuk kanë munguar tek londinezët të cilët janë të ndërgjegjshëm se do ta nisin këtë luftë si inferiorë në krahasim me aspektin ekonomik të cilin kuq e blutë e kanë shumë herë më të avancuar , fakt që e treguan edhe në merkaton e kaluar verore .
Mikel Arteta beson tek potenciali i djemve të tij por gjithashtu e ka të qartë se konkurrenca do të vijë duke u vështirësuar por megjithatë duhet ndërhyrë fuqishëm për të garantuar vijimësinë sepse para pak kohësh Arsenali humbi Pierre Emerick Aubameyangun dhe Lucas Paqueta konsiderohet ndër të preferuarit e teknikut spanjoll.



