
Mosarritja e akordit me Marco Asension në lidhje me rinovimin e kontratës, ashtu siç parashikohej i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit për të gjetur lojtarin e duhur në pozicionin e spanjollit.
Një ndër preferencat e ‘’ Galaktikëve ‘’ vijon të jetë Takefusa Kubo, një element kyç tek Real Sociedadi .
Mirëpo duke patur parasysh vështirësinë për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, kryeqytetasit i kanë paraprirë kësaj situate dhe e kanë rikthyer përsëri fokusin tek Leroy Sane, një dëshirë e vjetër e tyre.
Megjithatë , nëse 27 vjeçari do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sigurisht nuk do ta ketë të lehtë për arsye të rivalitetit me Rodrygon, titullar i padiskutueshëm në skemat e Carlo Ancelottit.
Si për çdo lojtar tjetër, nëse flitet për Real Madridin pa dyshim që nënkuptohet një rivalitet i ashpër, ekip i cili pretendon në çdo sezon fitimin e çdo titulli, në çdo kompeticion.
Katër sezone tek bavarezët vijojnë të konfirmojnë se ishi i Manchester City-t mbetet një ndër më të mirët në repartin ku aktivizohet dhe dëshira e Florentino Perezit është ta shëndërrojë në një ndër blerjet më cilësore gjatë merkatos së verës, gjithmonë nëse do të dështojnë në tentativën për Takefusa Kubon.



