
Kastrioti dhe Teuta, përballen mes tyre, duke filluar nga ora 15:00, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Abissnet Superiore.
Të dyja skuadrat e kanë të qartë objektivin në ndeshjen e sotme dhe do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët.
Teuta mban vendin e fundit të renditjes dhe ende nuk kanë shijuar fitoren e parë për këtë sezon, të cilën shpresojnë ta arrijnë sot.
Kastrioti vjen pas dy barazimeve dhe një humbje dhe te krutanët besojnë se sot fillon kthesa për rezultatet pozitive.
FORMACIONET ZYRTARE:
KASTRIOTI – Sali; Kodra, Selmani, Stojanoviç, Rami; Karakaçi, Hasani, Mehmeti; Zogaj, Morbek, Greca. Trajner: Emiljano Çela.
TEUTA – Qirko; Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Jazxhi; E. Vila, Beqja, Karabeci, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.



