Abilaliaj trajner i Partizanit, Demi: Është projekti i tij, do jetë edhe drejtor sportiv

Abilaliaj trajner i Partizanit, Demi: Është projekti i tij, do jetë edhe drejtor sportiv

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, foli për mediat, pas konfirmimit të Arbër Abilaliajt si trajner i të kuqve.

Demi tha se ky është projekti i Abilaliajt dhe shtoi se është marrë një vendim me qetësi, për të shuar njëherë e mirë zërat për trajner të ri. Sipas tij, Abilaliaj do të ketë të dy postet të Partizani, atë të trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Siç e dini ne kemi filluar një projekt të ri me drejtor Arbër Abilaliajn, me trajner Zoran Zekiç i cili ishte edhe zgjedhje e drejtorit sportiv. Patëm problematika të vogla , pasi Zekiç kishte një problem familjar dhe u ndamë. Përgjatë kësaj kohe ekipin e drejton drejtori sportiv. Për të shuar të gjitha keqkuptimet ne si staf, Arbri sidomos si drejtor sportiv sepse ka edhe përgjegjësitë e gjithë projektit tonë. Pas shumë diskutimeve arritëm në përfundimin që trajneri më i mirë për momentin për Partizanin dhe që emërohet sot trajner do të jetë zoti Arbër Abilaliaj. Ai do ti mbaj të dy funksionet dhe i uroj Arbrit më të mirat dhe shumë suksese. Si trajner i Partizanit do të jetë për një kohë të gjatë në bashkëpunimin me mua dhe drejtuesit e tjerë të Partizanit.

Vetë sporti ka luhatjet e veta, ndaj edhe ne njerëz të gjallë jemi kemi luhatjet tona. Kur e menduam në emergjencë që skuadrën ta drejtonte Arbri, të jem korrekt brenda meje kisha dëshirë që Arbri të vazhdonte më gjatë. Por impenjmet që ka ai në pjesën e drejtorit sportiv e dini janë më të mëdha. Mbas disa konsultimeve e ka marr përsipër t’i shtojë orët e tij të punës dhe të vazhdojë ta drejtojë Partizanin në mënyrën siç di vetë. Tani e ka edhe më të lehtë sepse është edhe drejtor sportiv edhe trajner dhe gjërat i bën edhe më thjeshtë edhe më mirë.  

Megjithatë unë mendoj që fryma e re që ka sjell Arbri me një ekip me djem të rinj unë mendoj që do ecim shumë përpara. Megjithatë ju e dini që futbolli ka edhe pjesën e fatit. Unë si president kuptohet gjithmonë dua të jem 10 pikë përpara jo me pikë të barabarta . Kampionati sapo ka filluar, skema siç e dini ka ndryshuar ka të mirat dhe të këqijat e veta që ndoshta nuk e fusin në stres shumë trajnerin, por mendojmë që do ecim mirë. 

Ne me Arbrin takohemi përditë, diskutojmë. Ka një javë që ka qenë ky moment, por Arbëri ka qenë i zënë me disa lojtarë. Nuk mund të them që ja mbusha mendjen, por me diskutimet që kemi bërë, me kohezion pozitiv, arritëm në përfundimin që t’i mbyllnim njëherë e mirë të gjitha fjalët se përditë qarkullojnë, shpiken emra trajnerësh . Arbëri mendoj se e ka pranuar me kënaqësi. Është një punë që do e vështirësojë. E ka marrë përsipër që t’i heqë disa orë familjes e të merret ca më shumë me Partizanin. Koha do ta tregojë si do shkojë.

Stafi dhe Arbëri janë marrë me disa trajnerë, që më kanë sjellë dhe propozime. Ka pasur edhe personalitet që na kanë ardhur në Tiranë. Ne menduam gjithmonë bashkë me Arbrin dhe Olsin,  që t’i shohim gjërat me qetësi dhe arritëm te ky përfundim. Trajneri ta vazhdojë punën meqë e ka nisur projektin që në fillim. Nuk ka qenë vërtet trajneri i parë, por ka qenë drejtori sportiv. Ka qenë gjithmonë me ekipin dhe ramë dakord që kjo punë të vazhdojë. Pastaj me emra të përveçëm unë di çfarë më ka thënë Arbëri që është në diskutime, por këto janë të gjitha biseda që janë bërë. Përfundimi është ky që Arbëri është trajneri i Partizanit, ai do përgjigjet dhe si trajner dhe si drejtor sportiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy