
Ecuria e Antonio Rudiger me Real Madridin ka lënë për të dëshiruar në kohët e fundit.
Gjermani është larg paraqitjeve të së kaluarës dhe sigurisht ky fakt nuk është anashkaluar nga drejtuesit.
Mirëpo, lojtarë të këtij kalibri gjithmonë e kanë asin nën mëngë dhe referuar merkatos së verës, ofertat për të nuk kanë munguar.
Konkretisht bëhet fjalë për Al Nassr, ekipi në të cilin aktivizohet Cristiano Ronaldo, drejtuesit e të cilit kanë filluar ti lëvizin me shpejtësi gurët për ta larguar nga kontinenti i vjetër.
32 vjeçari ka patur luhatje të vazhdueshme në rendiment, të shoqëruara edhe me gabime të cilat i kanë kushtuar shtrenjtë ‘’ Galaktikëve ‘’.
Krerët e Al Nassr kanë filluar ti përveshin seriozisht mëngët dhe flitet se në vijimësi do të dërgojnë në zyrat e spanjollëve një ofertë tejet të konsiderueshme për ishi-n e Chelseat.
Gjatë javëve vijuese parashikohet se negociatat ndërmjet palëve të përfshira do të intensifikohen për arsye se flitet për një element shumë cilësor.
Antonio Rudiger ka zhvilluar tre sezone me gjigandët e Champions Leagues dhe jo vetëm por së fundmi është gjendur përpara vështirësive, të natyrshme nëse merret në konsideratë presioni tek një ekip i këtij niveli.



