
Humbja e vendin titullar e ka vënë disi në dyshim të ardhmen e Ter Stegen në ‘’ Camp Nou ‘’.
Gjermani prej vitesh ka rezultuar një referent tek Barcelona por momentalisht Joan Garcia preferohet nga Hansi Flick.
Megjithatë, drejtuesit besojnë tek kapaciteti i ishi-t të Borussia Monchengladbahut, i cili e ka treguar veten poshtë tre shtyllave.
Kështu që qëndrimi në Katalunjë mbetet prioritet absolut, i cili është pretenduar nga Girona.
Presidenti Joan Laporta dëshiron qëndrimin e 33 vjeçarit, i cili ofron siguri dhe eksperiencë, dy aspekte tejet të rëndësishëm për arritjen e objektivave.
Megjithatë, në rastin e një oferte bindëse nuk përjashtohet largimi i Ter Stegen, duke ditur se ‘’ Los Cules ‘’ vijojnë me shumë ulje-ngritje në aspektin ekonomik.
Do të jenë javë determinante për portierin gjerman, i cili është i ndërgjegjshëm se tek Barcelona rivaliteti gjithmonë do të jetë tejet i ashpër dhe se duhet të japë maksimumin për ta rifituar besimin e bashkombasit të tij, numrit një të stolit Hansi Flick.



