
Roma e Jose Mourinhos do të jetë një ndër rivalët për tu mundur në sezonin vijues për arsye se në të kaluarin arriti një sukses historik që do të mbahet mend gjatë .
Fitimi i Uefa Conference League rezultoi një çlirim për ‘’ Verdhekuqtë ‘’ të cilët në të ardhmen sigurisht do të trajtohen ndryshe sepse kanë fituar shumë pikë me këtë sukses.
Merkatoja do të jetë vijimi i kësaj rruge , me anë të cilës italianët do të demostrojnë potencialin e tyre , nën drejtimin e ‘’ The Special One ‘’ , një ndër më të mirët e trainingut botëror.
Kryeqytetasit ia kanë shkelur syrin Federico Bernardeschit, i cili e përfundon kontratën me Juventusin pikërisht ditën e nesërme por fakti i të qënit opsioni i dytë gjatë sezonit për Massimiliano Allegrin , mund ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Allianz Stadium ‘’ për t’iu bashkuar kësaj skuadre.
Merkatoja do të jetë shumë e rëndësishme sepse 28 vjeçari duhet të vendosë destinacionin më të përshtatshëm për të ardhmen dhe aktualiteti i Romës sigurisht meriton vëmëndje maksimale.
Por s’duhet anashkaluar as Milani sepse Stefano Pioli po tenton përforcimin e krahëve dhe ishi i Fiorentinës avantazhohet nga adaptimi në disa pozicione,fakt që e bën më të preferuar.
Kjo garë mbetet shumë e ashpër sepse si Milani dhe Roma vinë nga një sezon brilant por theksi do të vihet tek drejtuesit më bindës gjatë negociatave për një lojtar me shumë eksperiencë në Serinë A .



