
Napoli ka fituar gjyqin në apel, për të ulur dënimin e sulmuesit Victor Osimhen. Ky i fundit u dënua me dy ndeshje pezullim, pasi goditi futbollistin e Venezia, në ndeshjen e parë të Serie A.
Për këtë arsye, sulmuesi do të humbiste ndeshjen me Genoan dhe atë ndaj Juventusit. Megjithatë Napoli ia doli të fitojë gjyqin në apel, duke e ulur dënimin në një ndeshje, atë ndaj Genoas dhe do të jetë gati për Juventusin.
Një lajm shumë i mirë ky për trajnerin Spalleti, pasi Osimhen është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.



