Mungon në listën e Shqipërisë, Ivan Balliu: Nuk ma lejon trupi

Mungon në listën e Shqipërisë, Ivan Balliu: Nuk ma lejon trupi

Ndonëse po kalon një formë të shkëlqyer me Rayo Vallecano në Spanjë, Ivan Balliu nuk ishte pjesë e listës së publikuar nga trajneri Reja për ndeshjet e muajit shtator të Shqipërisë.

Kjo krijoi polemika të mëdha, ku u tha se ai vetë kishte refuzuar një grumbullim me Kombëtaren. Për këtë ka reaguar vetë futbollisti, i cili nëpërmjet një postimi të bërë, shpjegon edhe arsyet pse nuk do të jetë në këtë grumbullim të Shqipërisë.

“Të nderuar fansa dhe miq shqiptarë! Siç e keni dëgjuar, këtë herë nuk do të jem pjesë e ekipit kombëtar. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë me faktin se unë nuk dua, por sepse trupit tim i duhet kohë të rigjenerohet, për të parandaluar diçka më të keqe. Jam gjithmonë krenar të vesh fanellën kuqezi dhe të përfaqësoj tokën e rrënjëve të mia me gjithë shpirt. Përjetësisht me ty Shqipëri. Me respekt, Ivan Balliu”, shkruan mbrojtësi i majtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy