Donnarumma afër Parisit

Donnarumma afër Parisit

   Pas Georginio Wijnaldum Paris St Germain është shumë pranë finalizimit  të një tjetër akordi shumë të rëndësishëm .  Kryeqytetasit  janë shumë të  fiksuar me portierin Gianluigi Donnarumma dhe kërkojnë të vulosin transferimin e  22 vjeçarit në ‘’ Parque De Prince  ‘’ kontrata e të cilit me kuqezijntë do të shënojë fundin në 30 qershor  .  Presidenca e lideruar nga  Nasser Al Khelaifi e ka përgatitur terrenin për italianin e shquar duke i ofruar një  kontratë 5 vjeçare nga e cila  do të derdhen në xhepat e numrit një të kombëtares  Azurre  12 milionë euro në sezon .    Pas shërbimeve të tij ishte edhe Barcelona por katalanasit janë afër mbetjes  me duar bosh edhe në këtë tratativë pas asaj për Georginio Wijnaldum  për të cilin nuk i plotësuan parametrat ekonomikë.  

 I  konsideruar si pasardhësi i Buffon tek   ‘’ Azzurrët “ tashmë është afër fillimit të  eksperiencës me ‘’ Les Pariziens ‘’ të cilët  kanë luftuar prej shumë sezonesh për të triumfuar  në çdo eveniment por kanë mbetur me shijen e dështimit në atë të Champions Leagues .  Objektivi i presidentit nga Katari është vënia e diktatit  në sezonin vijues dhe do të kërkojë goditje shumë cilësore gjatë merkatos  .  Me 261 ndeshje të zhvilluara me kuqezinjtë ky portier e ka plotësisht të merituar kalimin  tek një skuadër e këtij  niveli që është shumë e etur për sukses .   

Me këtë transferim praktikisht të vulosur Mauricio Pochettino do ta ketë të konsoliduar kuadratin e bardhë  dhe në çdo rast  do të ketë në dispozicion të saporinovuarin Keylor Navas deri në 2024-tën  dhe portierin e tretë Alphonse Areola i cili sezonin e kaluar e provoi veten tek Fulham ku shijoi një eksperiencë shumë produktive me huazimin tek  londinezët .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy