
Prej kohësh tek Interi e ardhmja e Joaquin Correas dhe Alexis Sanchezit vijon të jetë në mëdyshje dhe zikaltërit po shqyrtojnë një opsion tejet interesant për ofensivën .
Dries Mertens , tanimë në metrat e fundit të karrierës , aktualisht është një lojtar i lirë për arsye të përfundimit të kontratës me Napolin në 30 qershorin e kaluar dhe drejtori sportiv Beppe Marotta po e mendon si një përforcim për të ardhmen .
35 vjeçari ka marrë ‘’ Ok ‘’ e Simone Inzaghit i cili e ka ndjekur prej shumë vitesh në Serinë A por ky operacion do të varet nga largimet nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Megjithatë duhet theksuar se belgu konsiderohet një lojtar i privilegjuar në këtë aspekt sepse edhe Psv Eindhoven po mendon rikthimin në ‘’ Phillips Stadion ‘’ pavarësisht se kontributi i dhënë prej shumë vitesh tek bardhekaltërit nuk do të harrohet asnjëherë .
Parashikohet një sfidë shumë e luftuar ndërmjet hollandezëve dhe italianëve , ekipe me shumë histori në Serinë A dhe Eredivisie por edhe më gjerë dhe një kalim në Milano mund ta shëndërronte në një zëvëndësues luksi Dries Mertensin , një ndër lojtarët më të spikatur në Itali gjatë sezoneve të fundit.
Interin e pret një punë intensive në vijimësi sepse sezoni do të nisë shumë shpejt dhe të besuarit e Simone Inzaghit do të tentojnë të ulin nga froni rivalët e përjetshëm të Milanit pa e anashkaluar asnjëherë fokusin nga Champions League , kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube .



