
Gjatë merkatos së janarit priten shumë ndryshime tek Barcelona.
Prioriteti i drejtuesve është prapavija, ekzaktësisht qendra e mbrojtjes, pasi gjatë fazës së parë të sezonit, ky repart nuk e ka bindur Xavi Hernandezin.
Një ndër të preferuarit e numrit një të stolit është Eric Garcia, i cili në të kaluarën nuk pati fat tek kuq e blutë, aktualisht i huazuar tek Girona.
Duke iu referuar ecurisë së 22 vjeçarit, ‘’ Azulgranët ‘’ kanë menduar se mund të përforcojnë arkat me largimin e tij gjatë merkatos së verës, për tu hedhur më pas në sulm për të tjerë elementë.
Edhe Chadi Riad, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë tek Real Betisi, është tanimë në fokusin e ish fituesit të dy Europianëve dhe një Botërori me kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’.
Flitet se për rikthimin në ‘’ Camp Nou ‘’ do të investohen rreth 7 milionë euro.
Përsëritja e të kaluarës është natyrisht kryefjala e përditshmërisë në kampin e katalanasve , një skuadër e cila e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit dhe me këto dy lojtarë do të kërkohet ti jepet një tjetër impakt repartit defensiv, duke kombinuar kështu talentin me eksperiencën.



