
Tentativat e drejtuesve të Tottenham Hotspurit për transferimin e Serge Gnabry-t në ‘’ White Hart Lane ‘’ e kanë marrë përgjigjen.
Sulmuesi i ka refuzuar ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ pasi objektivi i tij është suksesi me bavarezët.
Prioritet tashmë për golashënuesin është rinovimi i kontratës dhe qëndrimi për më gjatë në ‘’ Allianz Arena ‘’, i ndërgjegjshëm për faktin e të përfaqësuarit një ekip gjigand, në Gjemani dhe Europë.
Flitet se 30 vjeçari do të vijojë eksperiencën me ish rekordmenët e Bundesligës deri në 2028-tën i cili është në një moment kyç të karrierës.
Si çdo ekip tjetër i famshëm edhe Bayern Muncheni ta jep mundësinë të avancosh me hapat e duhur pavarësisht se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet.
Ndërkohë drejtuesve të ‘’ Spursave ‘’ i mbetet të kërkojnë të tjerë elementë të cilët mund ta ndihmojnë të rikthehet në ekipin e dikurshëm, protagonist në Premier League dhe Europë.
Për më tepër ky vendim është një mesazh edhe për pretendentët të cilët duhet të kërkojnë të tjera alternativa.
Ishi i West Bromwich Albion po zhvillon sezonin e tetë në rradhët e ish fituesve të Champions Leagues, i shoqëruar deri më tani me 7 gola në 23 sfida.



